TIRANE- Zbardhen detaje të reja në lidhje me helikopterin e Forcave të Armatosura, që u rrëzua dje në ujërat e Liqenit të Shkodrës, ku për pasojë humbën jetën dy ushtarakë dhe u plagos një tjetër.

Një tjetër dëshmitar ka folur për “News 24”. Rexhep Mataj deklaroi se helikopteri kishte avari, pasi sipas tij fluturonte shumë poshtë.

Ndër të tjera, Mataj tha se helikopteri po vinte nga zona malazeze. “Dëgjuam zhurmë e një person që kërkonte ndihmë. Janë njoftuar dy peshkatarë të tjerë që e nxorën nga uji”, tha dëshmitari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: