Një dëshmitari i ngjarjes së të enjtes ku mbeti i plagosur një i ri, ka treguar për tvklan.al detaje nga atentati.

Ai ka rrëfyer se një nga automjetet ka ardhur me shpejtësi nga kryqëzim i “Komunës së Parisit” dhe është futur në bllokun e pallateve.

Rrëfimi i dëshmitarit: “Fillimisht makina tip Benz ngjyrë e bardhë me targa AA 777 RT e cila vinte nga kryqëzimi i “Komunës së Parisit” duke tentuar për tu futur në rrugë dytësore ka prekur me pasqyrë një kalimtare, e cila është rrëzuar dhe më pas drejtuesi i makinës nga frika se mund të kishte shkaktuar aksident është larguar me shpejtësi.

I plagosuri është shkëmbyer me mua dhe i kam treguar se ku ndodhet ambulanca për të shkuar për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë mjeti i cili i ishte pa frena ka lëvizur një gjendje të lirë dhe është futur brenda tunelit duke rrezikuar jetën e fëmijëve të lagjes, të cilët po luanin aty pranë.

Shoferi i makinës, i plagosur me dorën që po i rridhte gjak, së bashku me një shokun e tij janë larguar me vrap nëpër rrugica”, rrëfen dëshmitari.

Dëshmitari tregon se e kanë vendosur makinën në gjendje frenimi për arsye sigurie. Sipas dëshmitarit ndaj makinës është qëlluar në një vend tjetër.

Sipas policisë i plagosur tek “Kryqëzimi i Komunës së Parisit ka mbetur Lorenc Hoxha, 24 –vjeç. Nuk dihen ende arsyet e këtij atentati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: