DIBËR- Një tjetër dëshmi vjen për helikopterin që ra në liqenin e Shkodrës një ditë më parë, ku gjetën vdekjen 2 ushtarakë të Forcave Ajrore. Janë banorët e fshatit Radomirë në Kalanë e Dodës në Dibër, fshati i lindjes së njërit prej viktimave, kapitenit Florian Deliajt.

Janë dy foto që janë shkrepur nga banorët e zonës ekzaktësisht në orën 12:42 minuta, e ku duket helikopteri ushtarak EC145 që fluturonte në një distancë të vogël me tokën.  Banorët e Radomirës të cilët e takonin vazhdimisht Florjanin, duke parë distancën e ulët, kanë deklaruar për Neës24 se kanë menduar se helikopteri po bënte manovra të uljes, e kanë parë që lëvizte në drejtim të perëndimit. Pak minuta më pas kanë mësuar lajmin e humbjes së jetës së Deliajt në këtë aksident, që në memorien e tyre ka mbetur si një takim lamtumire për së largu i bashkëfshatarit të tyre, që kishte lënë banesën disa vite më parë për të jetuar në kryeqytet, por vazhdonte të mbante kontakte e të kthehej herë pas herë në Radomirë.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: