Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Këshilli Kombëtar sulmoi ashpër qeverinë Rama.

Kryetari i PD-së, tha se dëshmitë e Nuredin Dumanit faktojnë lidhjet e bandave me nivelet e larta të qeverisë.

“Sot zhvillimet në këtë vend tejkalojnë çdo lloj imagjinate dhe sot Shqipëria është tërësisht në duart e krimit dhe vetëm ngjarjet e fundit tregojnë se në Shkodër krimi dhe policia janë një dhe se krimi godet në çdo skaj të këtij qyteti sikundër në çdo skaj të vendit. Dëshmitë Dumanit që dora dorës do të bëhen publike faktojnë lidhjen e bandave në nivelet më të larta të qeverisjes së sotme, faktojnë dominimin e tyre mbi shtetin mafioz, të kryqëzuara me të dhënat e prokurorive të vendeve të Beneluksit. Shqipëria rezulton, ministra e drejtorë të saj, prokurorë dhe gjykatës rezultojnë skllevër të krimit.”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb