Gazetarët e The Guardian ndodhen në vijën e parë të sulmit, ku kanë marrë rrëfimet e qytetarëve dhe ushtarëve ukrainas.

Oleksiy Demchenko, me profesion programues kompjuteri, por që tashmë është rreshtuar krah ushtrisë në Kharkiv ka treguar:

“Po mundohemi të mbrojmë qytetin. Të them të drejtën është një ferr. Ka shumë sulme ajrore. Ata godasin mbi shtëpitë e njerëzve, objektet shëndetësore dhe parqet. Unë jetoj në qendër të qytetit.
Rusët erdhën në qytet disa ditë më parë, por ushtria i shkatërroi ata. Tani po na godasin nga jashtë. Dje doja të dilja për të mbushur shishet me ujë, por sulmet ajrore po vrisnin njerëz. Ne kemi disa shërbime sociale që përpiqen të na ndihmojnë me dërgimin e ushqimit dhe ujit.

Mendoj se qëllimi i tyre kryesor është të na thyejnë psikologjikisht sepse duan që ne të evakuojmë qytetin. Është një taktikë terroriste që e pamë në Çeçeni dhe Afganistan. Por ushtria jonë do të na mbrojë. Njerëzit nuk do të dorëzohen’, tha Oleksiy.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: