KORÇË – Pas aktit monstruoz të 41-vjeçarit i cili mbyti dy fëmijët e tij 6 dhe 4 vjeç dhe më pas vari veten, të tjera dëshmi janë zbardhur për ngjarjen. Sipas fqinjëve, gruaja e Naum Toshit, e quajtur Marsela punonte në një lokal nate.

Mendohet se disaprovimi i 41-vjeçarit që Marsela të punonte një punë të tillë të ketë qenë shkaku kryesor i konflikteve në familje. Fqinjët thonë se Marsela e kishte denoncuar edhe më parë bashkëshortin e saj pasi e pengonte të punonte në klubin e natës.

Thuhet se Marsela sapo ishte kthyer nga Greqia dhe kishte vijuar punë në lokal

“Marsela shkoi rreth orës 02:00 të mesnatës për të marrë fëmijët. Pas largimit të Marselës, Naumi tha ‘do të bëj një gjë’. Fëmijët i mbyti me litar në krevat kur ishin në gjumë më pas vrau veten,” dëshmojnë fqinjët.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb