TIRANË- “Nuk dëgjuam të bërtitura por pamë tymin dhe flakët”. Kështu kanë thënë banorët e pallatit pranë zonës së “Freskut” në Tiranë ku ka humbur jetën një vajzë e re, ende e paidentifikuar. Dëshmitë e tyre janë sjellë për BalkanWeb nga gazetari Erjon Skëndaju i cili ndodhej në vendin e ngjarjes.

Ata kanë thënë se kanë ndjerë erën e tymi dhe kanë parë flakët që kishin përfshirë ashensorin në katin e katërt të pallatit.

Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të vajit të ashensorit por mbeten ende dyshime. Banorët thanë se i hodhën ujë por nuk kishin ujë mjaftueshëm.

Zjarri ra sot rreth orës 10 në një pallat 8-katësh dhe në operacion për shuarjen e tij morën pjesë 3 zjarrfikëse si dhe forca të shumta policie. U bë edhe evakuimi i banorëve pasi rrezikonin për shkak të tymit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: