TIRANE- ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ zbardhin dëshminë që dha ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda deputeti i PD-së Ervin Salianji lidhur me çështjen ‘Babalja’.

“Kam marrë informacion që nje person  kerkonte zyrtare te larte ne Seline e PD, perfshire edhe mua, duke thene ne kafen e PD qe ai kishte qendruar gjate  me Albert Veliun per ta mbrojtur dhe ruajtur nga kercenimet pas publikimit te audiopergjimit ku perfshihej ne trafik droge vellai i ministrit te brendshem dhe  kerkonte te paguhej per sigurine e Veliut. Ai kercenonte se nese nuk paguhej ai do shkonte te marrte leke nga PS duke u shtirur si Agroni.Ne keto rrethana duke qene se  kam qene nje prej deputeteve qe kam publikuar audioskandalin ku vellai i ministrit ishte perfshire ne trafik droge ai me kerkonte dhe mua. E theksoj nje person i panjohur per mua.” -mësohet të jetë shprehur Salianji.

Burime nga Krimet e Rënda thanë se deputeti kishte treguar edhe se si e kishte siguruar videon e dytë, ku shfaqet Fredi Alizoti.

“Florenc Hoxha ish shef komisariati dhe ekspert i kriminalistikes kishte lene ne recepsionin e partise nje videoregjistrim me kete person, ai me tha qe ky person kerkonte te  takohej me mua dhe pasi e kishte pare te dyshimte, prej eksperiences se gjate qe ka pasur ne policine e shtetit per te perballur me delikuente e kishte regjistruar ne momente relaksi dhe qetesie te plote per cfare i kishte ofruar Taulanti nga Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina.” Deklaron Salianji, ndërsa mësohet të ketë thënë se videon e ka riparë, pasi në 8 Qershor qarkulloi lajmi ne media dhe nga shtetasit Edi Rama dhe Taulant Balla se ne prokurori kishte marre persiper rolin e aktorit te Xhafajt nje person.

Më tej Salianji tha se, është kujtuar për personin në video, ditën që e pa në gjykatë, dhe kishte vendosur ta dërgonte atë në prokurori në ditën që ishte thirrur nga organi i akuzës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb