Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi pasi ka dëshmuar dje në SPAK për rreth 60 minuta, ky i fundit nuk ka pranuar që të flasë për mediat.

Duke u favorizuar nga fakti se po binte shi, Roshi i është shmangur kontaktit me gazetarët duke mbajtur çadrën shumë pranë vetes.

Ndonëse kamerat kanë vijuar duke e ndjekur në rrugën përgjatë Prokurorisë, Roshi ka ecur me shpejtësi për t’iu shmangur edhe lagies nga shiu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb