“Dështove sërish”. Mediat angleze nuk përmbahen dhe sulmojnë ashpër Pep Guardiolën pas eliminimit zhgënjyes nga Champions League. Tekniku spanjoll konsiderohet si fajtori kryesor I kësaj disfate. Nën akuzë, sidomos për formacionin e hedhur në fushë nga minuta e parë, ku mungonin lojtarë shumë të rëndësishëm.

Img
Img

Por kritikave nuk I shpëton as Stërling, i cili gaboi përpara portës një gol të sigurtë. “Manchester City sheh t’i shkatërrohen serish ëndrrat në Champions”, shkruan “The Sun”.

Img (1)
Img (1)

Nga ana tjetër “Daily Mail” flet për një “mankth në Champions” dhe “spektakël horror”. Fjala “dramë” përdoret nga prestigjozja “Guardian”. “Edhe sa herë të tjera Pep? Edhe sa? Guardiola ia komplikon vetes punën sa herë duhet të luajë ndeshje me eliminim direkt. Kjo nuk është hera e parë”, lexohet më tej në editorialin e të përditëshmes angleze.

 113955988 Express Sun
113955988 Express Sun

Më larg shkon “Times”. Sipas saj fjala “dështim” është e vetmja që përshkruan më së miri lamtumirën e Manchester City nga Champions League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb