Gareth Bale prej shumë kohësh është kthyer në një “pengesë” të madhe për Real Madrid, një lojtar që paguhet miliona vetëm për të ngrohur stolin. Situata nuk ndryshojë as me Carlo Ancelottin në stol pasi as italiani nuk e preferon. Bale është nxjerr prej kohësh në shitje por për fat të keq të Real Madrid askush nuk u paraqit as në janar me një ofertë konkrete.

“El Nacional” një ditë më parë theksoi se Bale do të largohet flas në fund të sezonit, me sulmuesin uellsian që do të rikthehet tek Tottenham Hotspur.

Ky lajm gjen këtë të shtunë konfirmim edhe në Angli. Sipas Express: Bale ka gjetur akordin total me Tottenham, kanë firmosur edhe një parakontratë për tu rikthyer sërish në Londër, skuadër ku mori famë ndërsa një sezon më parë u rikthyer në formë huazimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb