Një ditë më parë, Xavi nuk përdori lojëra fjalësh në lidhje me të ardhmen e Dembele: “Ose rinovon ose shitet menjëherë”. Pas kësaj deklarate të teknikut blaugrana ka ardhur dhe reagimi zyrtarë nga ana e klubit.

Drejtori teknik i Barcelonës ka njoftuar se Ousmane Dembele nuk bën më pjesë në planet e klubit dhe do të shitet me çdo kusht brenda datës 31 janar, periudhë kur përfundon edhe merkato e dimrit. Sulmuesi francez është futur në vitin kur i skadon kontrata, në qershor 2022, ndërsa ka refuzuar çdo ofertë të mundshme për të rinovuar kontratën e tij aktuale.

Përballë një refuzimi të tillë, Barcelona nuk ka ndërmend të pres më gjatë por ka nxjerrë menjëherë në shitje sulmuesin që u transferua me aq shumë bujë nga ekipi i B.Dortmund.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb