Duhet të ishte një operacion i thjesht merkatoje, por rrezikon të shndërrohet në një çështje ndërkombëtare. PSG mendonte se kishte në dorë kartonin e Ziyech, kishte gjetur akordin total me lojtarin, kishin rënë dakord edhe me klubin e Chelsea, por në momentin final diçka shkoi keq.

Mediat kanë zbuluar prapaskenat e bujshme të një tratative që pritet të përfundoi në zyrat e FIFA-s. Në orët e fundit të merkatos, klubi i Chelsea paraqiti tre herë dokumentet e gabuara duke bërë që palët mos firmonin në kohë.

Cooo
Cooo

Drejtuesit e PSG nuk e kanë pritur mirë këtë sjellje të Chelsea dhe këtë të mërkurë do të apelojnë për të siguruar kartonin e sulmuesit maroken. Në ditën e fundit të merkatos, drejtuesit e PSG kërkon me insistim një blerje, por dështuan në të gjithë tentativat.

Milan Skriniar Inter Milan Supercup
Milan Skriniar Inter Milan Supercup

Nuk arritën të siguronin shërbimet e Milan Skriniar, por për sllovakun nuk mërzitën shumë pasi mund ta marrin falas në fund të sezonit.

Wili
Wili

Sipas L’Equipe, PSG tentoi të rikthente edhe Wijnaldum, por edhe në këtë rast pas sukses. Luis Campos, drejtori sportiv i klubit, kërkonte të rikthente në Paris Wijnaldum, i dhënë në huazim te Roma, në mënyrë që më pas të shiste Kelor Navas te Nottingham. Kjo lëvizje nuk u realizua pasi PSG e ka plotësuar limitin e huazimeve, tetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb