Ministria e Mbrojtjes në Britani, ka reaguar për situatën e luftës në Ukrainë.

Sipas ministrisë së mbrojtjes britanike ushtria ruse ka pësuar humbje  të konsiderueshme dhe pas pushtimit është akoma më e dobësuar.

Gjithashtu bëhet me dije se rimëkëmbja për ushtrinë ruse do të jetë më e vështirë, kjo edhe për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës.

Zyrtarët britanikë shpjegojnë se buxheti i mbrojtjes i Rusisë u dyfishua mes vitit 2005 dhe 2018 me investime dhe kapacitete ajrore, tokësore dhe detare të nivelit të lartë. Por duket se modernizimi i pajisjeve fizike të Rusisë nuk i ka krijuar mundësinë që të dominojë luftën në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb