“Trupat ruse nuk po arrijnë objektivat e tyre dhe Presidenti rus Vladimir Putin po tregon shenja të lodhjes fizike”, kështu është shprehur një ekspert i gjuhës së trupit, shkruan The Mirror.
Ukraina vazhdon të qëndrojë më këmbëngulje përballë sulmeve ruse duke mos lejuar kapjen e vendit nga Putin.
Ndërkohë sipas bilanceve të publikuar, Rusia ka pësuar humbje të mëdha me luftën në Ukrainë dhe kjo ka sjellë edhe zemërimin e Putin. Rusia ka humbur rreth 28 mijë burra, sipas vlerësimeve të Ukrainës . Kremlini gjithashtu ka humbur deri në 60 % të pajisjeve të tij, duke përfshirë tanke, raketa, artileri dhe pajisje të tjera ushtarake.
Ekspertja e gjuhës së trupit Judi James duke folur për The Mirror shpjegoi se si Putin dukej i lodhur gjatë fjalimit të tij të fundit.
“Poza e tij e trupit tregon nivele të ulëta të energjisë. Ai ishte mbështetur të parakrahët e tij , të cilët i kishte vendosur në tavolinë. Ndonëse në pamje të parë duket një pozë e zakonshme, pot ë shohim duart e Putin vëmë një dobësim të madh”, tregon ajo.
Më tej ndalet tek gjestikulacionet e Putin duke theksuar se mënyra e tij e komunikimit tregon lodhje, pasi ai kryen një frymëmarrje me zë paksa të sforcuar duke tentuar ta ketë zërin e lartë.