Pas dështimit të marrëveshjes mes bashkisë së Tiranë dhe firmës private që do të ndërtonte teatrin e ri, vjen një reagim nga Partia Demokratike. Ish-deputeti i PD-së Genc Pollo, përmes një mesazhi në rrjetin e cilëson këtë hap si fitore të së drejtës. Po ashtu ai thekson se Rama e Veliaj dhe ‘Fusha shpk’ nuk grabitën dot trojet publike në zemër të Tiranës.

“Si rrallë ndonjëherë reagimi shoqëror duke filluar me opozitën politike, me kurajozen Aleanca për Teatrin deri tek segmentet e ndjeshme europiane i ndali barbarët e i zbythi banditët.”, shkruan Pollo.

REAGIMI I POLLOS
Fitore e së Drejtës
Rama e Veliaj si dhe pas tyre Fusha shpk nuk grabitën dot trojet publike në zemër të Tiranës. Si rrallë ndonjëherë reagimi shoqëror duke filluar me opozitën politike, me kurajozen Aleanca për Teatrin deri tek segmentet e ndjeshme europiane i ndali barbarët e i zbythi banditët.
Uroj që ata të mos të laçkaviten me idetë e shembjes së kompleksit historik të teatrit. Sërish do të ndalen e zbythen.
Një teatër i ri e modern mund të ndërtohet gjetiu në Tiranë. Megjithëse kjo nuk më duket prioritet për barbarët/banditët.

Capture
Capture

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: