Pas dështimit të marrëveshjes mes bashkisë së Tiranë dhe firmës private që do të ndërtonte teatrin e ri, vjen një reagim nga ish-grupi i Këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës.

Përmes një reagimi për mediat, ish-këshilltarët pohojnë se tashmë qytetarët ia dolën pas 2 vitesh rezistencë. Me tej ata theksojnë se shqiptarët ia dolën të ndalnin grabitjen e traditës së tyre, ndërsa sollën në vëmendje dhe 2 marsin, ku sipas tyre do ia dalin të ndalin grabitjen e së ardhmes së tyre.

REAGIMI I ISH-GRUPIT TË KËSHILLTARËVE TË LSI NË BASHKINË E TIRANËS.
Qytetarët ja dolën!

Sot, pas 2 viteve rezistencë qytetare të përditshme, artistët dhe komuniteti i Tiranës ia doli të detyrojë Bashkinë dhe qeverinë të tërhiqet nga projekti ogurzi që shkatërronte një nga monumentet unike të kulturës sonë kombëtare dhe trashgimisë artistike.
Grupi këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës në atë kohë, nuk pranoi të votonte asnjë vendim që i jepte oligarkëve truallin e Teatrit Kombëtar, duke u vendosur fuqimisht në anën e drejtë së bashku me artistët dhe qytetarët. Pavarësisht makinacioneve të panumërta asnjë këshilltar i LSI dhe Opozitës së bashkuar nuk votoi vendimet që kërkonin 3/5 e tjetërsimit të truallit dhe i hapnin rrugë grabitjes së pronës publike, duke u bërë një barrierë e pakalueshme e çdo paligjshmërie. Këshilltarët e LSI mbështetën artistët deri në fund të mandatit të tyre, dhe do vazhdojnë ta bëjnë përsëri.
Falë edhe këtij qëndrimi të këshilltarëve të Opozitës së Bashkuar, u arrit edhe kjo fitore e parë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
Të bashkuar Shqiptarët ia dolën të ndalnin grabitjen e traditës së tyre, në 2 Mars do ia dalin të ndalin grabitjen e së ardhmes së tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: