Pas dështimit të mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të zgjedhjeve për shkak të kuorumit, vjen reagimi nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Mediu thekson se kushtetuta ka marrë fund dhe nuk ka shtet.

Sipas Mediut, mosparaqitja e anëtarëve të KQZ në e mbledhjen e sotme është precedenti me i rende qe nga krijimi i këtij institucioni. Kujtojmë se sot ishte caktuar që të mblidhej KQZ për të diskutuar kërkesën e partive opozitare për datën 13 tetor, opsioni i dhënë nga presidenti Ilir Meta për t’u mbajtur zgjedhjet.

REAGIMI I MEDIUT

Cdo gje ka mare fund ska kushtetute, ska shtet, ska Institucione, jetojme ne Republike bananesh.
“Partia Socialiste me mospjesmarrjen e saj ne KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe Institucionet.”
Mosparaqitja e anetareve te KQZ ne mbledhjen e sotme eshte precedenti me i rende qe nga krijimi i ketij institucioni.
Ata sot jo vetëm i kane rene ndesh Dekretit te Presidentit ne fuqi dhe s’kane respektuar detyrimin e tyre kushtetues dhe ligjor per te organizuar zgjedhje, por kane thyer edhe betimin e bere para Kuvendit kur kane marre detyren. Ky eshte shkak per shkarkimin e tyre te menjehershem. Kuvendi duhet te mbidhet menjehere e te marre masa. Duke mos u paraqitur ata kane zhveshur veten nga zyrtare apolitike dhe kane marre hapur krah politik, si celul e Partise socialiste. Opozita ka pergjegjesine historike per te gjetur zgjidhje, ne partneritet me faktorin Nderkombetar dhe shqiptaret.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: