TIRANE- Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka takuar për të tretën ditë radhazi kryeministrin Edi Rama, në një kohë kur ende nuk janë arritur negociatat mes palëve politike.

‘BalkanWeb’ mëson se ka qenë Lu ai që ka shkuar me urgjencë në zyrën e Ramës, pak orë pas dështimit të negociatave të djeshme dje mes kreut të qeverisë dhe liderit të PD-së. Ambasadori amerikan dhe shefi i qeverisë kanë biseduar për 45 minuta dhe më pas Donald Lu ka lënë Kryeministrinë.

Presidenti ende në detyrë, Bujar Nishani uli në një tryezë dje në Presidencë kreun e qeverisë, Edi Ramën dhe kryeopozitarin Lulzim Basha.

Pavarësisht diskutimeve, palët nuk gjetën një rrugë kompromisi, gjë e cila u konfirmua dhe nga dy liderët në deklaratat e tyre respektive për mediat. Basha theksoi se opozita nuk do të heqë dorë nga kauza e saj për dorëheqjen e Ramës, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sakaq, Rama pohoi se ende i qëndron ofertës që iu është parashtruar dhe kreut të opozitës pak ditë më parë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: