Zbardhen detaje në lidhje me dështimin e bisedimeve mes grupit të Alibeajt dhe atij të Berishës.

Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, bëjnë me dije se i mandatuari për të kryesuar bisedimet, Gazment Bardhi i ka njohur deputetët me përgjigjen përfundimtare të grupit të Sali Berishës, mbi propozimin që i kishte paraqitur ai për të siguruar bashkëpunimin e demokratëve në zgjedhjet lokale.

Mësohet se përgjigja e grupit të Berishës ka qenë se: “Brenda Statutit mund të krijojmë të gjithë hapësirat e mundshme, që të krijojmë kushte që kush dëshiron të konkurrojë në primare dhe të ketë përfaqësues në çdo komision zgjedhor ku do kërkohet.”.

Duket se kjo përgjigje ka rënë ndesh me propozimet e bëra nga grupi i Alibeajt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb