Ish-kryeministri Sali Berisha, foli rreth procesit të presidentit nga Vlora. Berisha komentoi dështimin e negociatave mes qeverisë dhe opozitës.

Pak para nisjes së takimit me demokratët Berisha në një komunikim për mediat, tha se ai proces është vazhdimi i marrëveshjeve të dështuara të Lulzim Bashës.

“Një karnaval i vërtetë, një vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga viti 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe këto që shihni ju nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i atij seriali, por këtë herë edhe më tragjikomik dhe më i neveritshëm se çdo proces tjetër”, tha Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri Berisha ka vendosur lule në monumentin e Hasan Prishtinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb