Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është mbledhur ditën e sotme për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Raundi i parë ka dështuar, pasi nuk ka pasur asnjë emër për kandidat për kreun e ri të shtetit. Sakaq është miratuar raporti i paraqitur nga Eduard Ndreca, që do t’i paraqitet seancës plenare për votim ditën e sotme.

Kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka tha se proces kërkon gjithëpërfshirje, por askush s’mund ta bllokojë.

“Ne kemi dy procese, një procesi parlamentar zyrtar një ai i diskutimeve politike.Jam në dijeni që ju është bërë disa herë thirrje të merrni pjesë në diskutime për të vijuar me shqetësimet që keni, di që dhe konferenca e kryetarëve u shty në datën 10 për ti dhënë kohë palëve.

Logjika është që ne si komision përveç qëllimit për t’i dhënë një vlerësim të saktë kandidaturave që do vijnë këtu duhet të kemi parasysh që kemi disa detyra.

Dy detyra na i jep kushtetuta, një vlerësimi i kritereve, dy kritere të tjera janë të rëndësishme që s’mund të jetë proces formal është proces verifikimi.

Pastërtia e figurës sa i takon lidhjes me regjimin e kaluar pra duhet të ketë integritet, të jetë që nuk ndalohet për kandidim sipas ligjit të dekriminalizimit.

Si fillim do bëjmë detyrën kryesore sa i takon detyrave të një tryeze tjetër i ftoj palët të jenë më të përfshira e mos jenë vetëm duke dhënë mënd e duke dhënë këshilla por secili ta nisë nga vetja të qenit luajal në këtë proces”, tha ajo.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: