Dështimi i Super League po jetohet si një revansh personal nga presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin. Pas deklaratave të para, të gjithë në një linjë institucinale, numri një qeverisë europiane të futbollit është kthyer në sulm kundër klubeve “rebelë”. “Sipas meje, nuk ka pasur kurrë një Super League. Ishte një tentativë për të krijuar një Ligë për të pasurit që nuk do të ndiqte asnjë sistem, që nuk do të llogariste piramidën e futbollit në Europë, traditën dhe kulturën e tij” ka thënë Ceferin, që më pas ka ironizuar ideatorët e tentativës së dështuar për krijimin e një kompeticioni të ri.

Perez Ceferin Uefa Real Madrid
Perez Ceferin Uefa Real Madrid

“Sot një klub më dërgoi programin e ndeshjeve të Super League. Ishte shumë I këndshëm, sepse luanin çdo ditë vetëm Real Madrid dhe Juventus”, vijoi presidenti i UEFA në intervistën e tij për një televizion slloven. Ceferin ka folur edhe për mundësinë e penalizimeve për 12 klubet themelues të Super League. “Trupa jonë legale po punon për këtë çështje. Ka një mundësi shumë të vogël që Real Madrid të përjashtohet nga Champions. Rrezikojmë që televizionet të kërkojnë dëmshpërblim nëse nuk luhen gjysmëfinalet. Por në të ardhmen do të jetë ndryshe. Personalisht nuk do të kem kurrë më raporte me disa persona”, është shprehur Ceferin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb