Mario Balotelli firmosi për Sion në verë dhe pritshmëritë ishin të mëdha. Sulmuesi italian zhgënjeu me paraqitjet e tij në Zvicër, teksa në 18 ndeshje shënoi vetëm 6 gola. Skuadra e Sionit nuk ia doli dot të mbijetojë në fund të edicionit, duke rënë kështu nga Kategoria. Drejtori sportiv i skuadrës, Barth Constantin ka deklaruar se është penduar për afrimin e Super Marios.

“Gabova plotësisht me Balotellin, ishte një gafë e madhe. Mbërritja e një lojtari të tillë krijoi entuziazëm, ishte telenovela e verës së kaluar. Ai duhet të na kishte ndihmuar për të hedhur një hap përpara, prisnim të realizonte rreth 20 gola. Për fat të keq, Mario shënoi vetëm 6 gola dhe nuk pati performancën që shpresonim”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb