Humbja e fundit ndaj Rennes por edhe dështimi në UEFA Champions League kanë lëkundur jo pak pozitat e Christophier Galtier te PSG. Orëve të fundit u përfol shumë për një largim të mundshëm të tekniku nga stoli parizien, por sipas RMC Sport, diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Galtier do të qëndrojë te PSG deri në fundin e sezonit, me situatën që do të vlerësohet më pas. Gjithsesi, peshorja anon nga largimi pasi mos-ecuria e mirë në UEFA Champions League vështirë se do të tolerohet nga drejtuesit, me këta të fundit që në raste të tilla nuk mbyllin veshët.

56 vjeçari numëron 40 ndeshje si trajner i klubit francez, ekipi ka marrë mesatarisht 2.23 pikë për çdo sfidë. Më parë, Galtier ka qenë “timonier” i Nice dhe Lille.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: