Edhe pse në skuadër ka lojtarë si Messi, Neymar apo edhe Mbappe, PSG nuk po ia del dot të triumfojë në Ligën e Kampionëve. Rreth kësaj teme për mediat ka folur Presidenti i francezëve, Nasser Al-Khelaifi.

“Shumë detaje hyjnë në lojë dhe shumë klube të mëdha luftojnë të gjithë për të njëjtin qëllim. Për të fituar Champions League duhet të kesh fat, të përkushtohesh dhe të shpresosh që të mos ketë lëndime. Nuk ka kufi për gabime, të gjitha paguhen shtrenjtë. Çdo vit ne përpiqemi të luajmë për të fituar, duhet të vazhdojmë të punojmë. Kemi tre yje të mëdhenj, por edhe talentë të tjerë fantastikë, kemi arritur në një finale dhe po mendojmë se si të përmirësohemi çdo vit” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: