PSG dështoi sërish në Champions, këtë herë e mbyllën aventurën që në fazën e 1/8 duke bërë që drejtuesit e klubit të ideojnë një tjetër revolucion në fund të këtij sezoni. Nga trajneri Galter, për të vijuar te Mbappe, Messi e shumë të tjerë, të gjithë janë në dyshim.

Sipas mediave franceze, Messi nuk pritet të rinovojë, në këto kushte, Al-Khelaifi do të përpiqet të transferojë në Paris një super sulmues.

Haaland
Haaland

RMC Sport shkruan se sheiku i PSG është i gatshëm të bëjë një çmenduri financiare për të siguruar shërbimet e Erling Haaland. Al-Khelaifi pritet të paraqes në dyert e Man.City një ofertë prej 197 milionë euro për të siguruar kartonin e “bomberit” norvegjez.

Messi Mbappe
Messi Mbappe

Nëse Al-Khelaifi arrin të bëjë realitet këtë ëndërr, atëherë në Paris mund të formohet një dyshe fantastike, Haaland-Mbappe, një arsye e fortë që mund të bindte edhe Mbappe të mos largohej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb