Viti 2022 mund të konsiderohet si dështim për skuadrat shqiptare në rastin e përfitimeve nga Evropa. Katër skuadrat së bashku sivjet kanë grumbulluar pak më shumë se 2 milionë euro.

Kështu, pjesën e luanit e merr Tirana me 810 mijë euro. Në vendin e dytë Laçi me 550 mijë euro. Vllaznia me 450 mijë dhe Partizani me 250 mijë euro. Saktësisht janë 2,060,000 euro.

Në krahasim me sezonin e shkuar, shuma është shumë e ulët dhe ekipet tona kanë humbur një të tretën e parave. Sezonin e shkuar ekipet shqiptare grumbulluan 3,060,000 ose 1 milion euro më shumë se ky sezon.

Një situatë që do të rrudhë në investime skuadrat tona, duke ditur që vjet Teuta grumbulloi 1.11 milionë euro, ndërsa Laçi 850,000 euro. Veç humbjeve, Shqipëria humbet shumë edhe në koeficient, sepse vetëm Laçi dhe Partizani morën nga një fitore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb