Marco Reus rinovoi kontratën me Dortmund para pak javësh, por gjërat nuk shkuan mirë, pasi ekipi verdhezi humbi mundësinë për të fituat titullin kampion në javën e fundit. Sulmuesi Reus bëri reagimi ne tij të parë pas dështimit, me një postim në rrjetet sociale.

“Është e vështirë për mua të shpreh mendimet, ndjenjat dhe emocionet me fjalë tani. Në çdo rast, është absolutisht e rëndësishme për mua të them faleminderit! Ajo që familja e Dortmund bëri të shtunën, euforia në stadium, entuziazmi, mesazhet e përzemërta nga e gjithë Gjermania, është unike!

Po, dhemb, po ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër fitores, por kushdo që më njeh mua, këtë klub dhe ju tifozët e BVB-së e dinë që ne do të ngrihemi përsëri, do të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë – ashtu siç ka bërë gjithmonë ky klub i madh!” – Tha ai. Dortmund barazoi 2-2 me Mainz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: