Zhgënjimi pas humbjes në derbi është jashtëzakonisht i madh në shtëpinë e Inter, por në të njëjtën kohë është një mundësi për të reaguar fort dhe për ti treguar të gjithë rivalëve se janë ende ata kryesuesit dhe favoritët për titull. Simone Inzaghi pritet të bëjë disa ndryshime për sfidën kundër Romës në Kupë, sfida e parë e Jose Mourinhos si rival në “San Sario”.

Ndryshimi i parë ka të bëj me sulmin, Sanchez qëndroi në derbi në stol deri në minutën e 70-të ndërsa ndaj Romës pritet ta nis si titullar përkrahë Edin Dzeko. Në mbrojtje De Vrij mund të pushojë për ti lënë vendin D’Ambrosio.

Në dyshim është edhe prezenca e Perisic, i cili pati një shqetësim në pulpë gjatë sfidës me Milan, nëse nuk ia del në kohë, Dimarco mund të marrë një fanellë titullari. Në krahun e djathtë nga minuta e parë do të jetë Darmian. Caicedo nuk është ende i disponueshëm, as Correa, ndërsa mbetet për tu vlerësuar gjendja e Gosens.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb