Sipas asaj çka raporton “Gazzella dello Sport”, në shtëpinë e Interit ka frenuar ndjeshëm tratativa për të veshur zikaltër francezin Olivie Zhiru, kjo pas dështimit të shkëmbimit me Romën për të çuar Polinaton në kryeqytet dhe për të sjellë Spinacolën në Milano, shkëmbim që do lironte një vend në repartin e sulmit.

Por Marota kërkon të kënaqë Konten dhe t’i sjellë një sulmues me peshë në ekip, ndaj i ka propozuar Napolit shkëmbimin Politano-Jorente. Spanjolli i Napolit është një njohje e vjetër e drejtorit dhe trajnerit të zikaltërve, pasi në vitin 2013 e sollën te Juventusi duke e marrë me parametër 0 nga Atletik Bilbao. Tashmë pritet përgjigja e Napolit, por gjasat janë që kjo marrëveshje të arrihet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb