ANGLI

Totenham Hotspurs janë ende pa trajner që ka përfundimi i sezonit. Londinezët dështuan të arrinin një marrëveshje me Antonio Conten i cili duket se do të zgjasë pushimet verore pas triumfit me Interin.

Mediat e huaja raportojnë se Totenham ka nisur negociatat me Fonsecan, ish-trajnerin portugez të Romës. Pikërisht Fonseca-n tek Roma e zëvendësoi Mourinho i cili u shkarkua nga Totenham 2 muaj më parë.

Duket se Totenham do i marrë ‘hakun’ Romës duke i marrë ish-trajnerin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb