Të ashpra kanë qenë reagimet e ministrit, Mark Drakeford për kryeministrin britanik Boris Johnson, për menaxhimin e pandemisë COVID.

Ministri i parë i Uellsit, Mark Drakenford ka akuzuar Boris Johnson se nuk ka marrë masat e duhura për të mbrojtur njerëzit në Angli.

‘I vetmi vend që nuk merr masa për të mbrojtur popullsinë e tij është Anglia. Në Angli ne kemi një qeveri që është e paralizuar politikisht me një kryeministër që nuk është në gjendje të sigurojë një marrëveshje përmes kabinetit të tij për të ndërmarrë veprimet e duhura’, tha ai.

Po ashtu ministri i parë i Uellsit paralajmëroi se Omicron ka shënuar rritje të infektimeve dhe se gjendja mund të shkaktojë edhe presion në spitale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb