“Rusia po planifikon të aneksojë dy rajonet lindore të Ukrainës, pasi dështoi të rrëzonte Kievin”, kështu është shprehur një zyrtar i lartë amerikan.

Gjithashtu bëhet me dije se ambasadori i SHBA në Organizatën për Siguri dhe bashkëpunim në Europë, Michael Carpenter, ka thënë se Rusia synon të projektojë referendume në mes të majit, shkruan AlJazeera.

“Sipas raporteve më të fundit ne besojmë se Rusia do të përpiqet të aneksojë Donetskun dhe Luhanskun. Sipas raporteve dyshohet se Rusia ka në plan të projektojë referendume në mes të majit”, është shprehur më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: