Reperi amerikan Kanye West ka vendosur t’i futet sërish politikës dhe duket se ka aspirata të mëdha për të ardhmen e tij elektorale. 45-vjeçari njoftoi së fundmi se do t’i bashkohet garës presidenciale amerikane të vitit 2024 dhe tashmë ka punësuar një menaxher fushate për të.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale West shihet me Milo Yiannopoulos teksa thotë: Këtu është Milo, duke punuar për fushatën. Më pas, personi i cili po filmonte momentin e pyeti nëse do të shpallte kandidaturën e tij presidenciale, ndërsa West bëri një pauzë të shkurtër përpara se të thoshte thjesht “Po”.

“Është e thjeshtë, sepse askush nuk mund të më thotë, “duhet ta thuash këtë, nuk duhet të thuash atë” Kjo nuk është hera e parë që artisti fitues i Grammy-t shpreh interesin e tij për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara.

Më herët në vitin 2020, West filloi një fushatë të pavarur, por nuk ishte në gjendje të siguronte vota të mjaftueshme që mund ta ndihmonin atë të vendosej pranë partive Demokratike dhe Republikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: