Dështoi sërish të fitojë Champions League, madje këtë herë u eliminuan me trup përballë Real Madrid, por ky fakt nuk ndikon shumë në lidhje më të ardhmen e Pep Guardiola. Tekniku spanjoll duket i lumtur në krye të Man.City, edhe drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e bërë nga ai, por në mes është dhe një kontratë për tu rinovuar, aktualja përfundon në 2023.

Në lidhje me këtë, Pep Guardiola ka folur në një intervistë për Sky Sport: “Nëse do të vendos të rinovoj me Man.City, këtë do ta bëj në përfundim të sezonit tjetër, jo më parë. Duhet ta shohim, unë me skuadrën, ta kuptojmë nëse jemi mirë me njëri tjetrin.

Pep Guardiola Carlo Ancelotti Bayern Munich 3390420
Pep Guardiola Carlo Ancelotti Bayern Munich 3390420

Në të njëjtën kohë, nëse kjo do të ishte vetëm në dorën time, do të isha i gatshëm të rinovoja me Man.City edhe për 10 vite të tjera, por e përsëris, duhet kohë”, u shpreh ndër të tjera tekniku spanjoll, i cili vlerësoi klubin për blerjen e Erling Haaland të cilin e konsideron një të ri të talentuar që do të bëjë mirë te Man.City.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb