Vitet e fundit kanë qenë ndër më të suksesshmet për Real Madrid, me skuadrën që ka mundësi të arrijë atë që se ka bërë askush më parë, të fitojë për herë të 3 radhazi trofeun e “Champions League”.

Kjo falë lojtarëve që ka në dispozicion, por kjo nuk do të thotë se çdokush që ka mbërritur në Madrid ka shkëlqyer. Elvir Baljic, i blerë në vitin 1998, për një shifër rreth 20 milionë euro, luajti vetëm 12 ndeshje me “Los Blancos” dhe shënoi vetëm një gol. Por tani vjen revanshi edhe për të.

Pikërisht kështu, pasi u bë i famshëm si blerja më e keqe e historisë së Real Madrid, turko-boshnjaku ka nisur një karrierë tjetër, pasi vari këpucët në gozhdë, shumë të suksesshme.

Në fakt, Baljic iu përkushtua muzikës së lehtë dhe tani është këngëtari më i dashur në ballkan dhe videot e tij në “Youtube” kanë miliona ndjekës.

Tani, në kërkimet në internet, veç disa ndeshjeve sporadike me Rayo Vallecano, Fenerbahçe dhe Galatasaray shfaqen shumë suksese muzikore.

Le të themi një lloj ngjashmërie me jetën e të madhit Julio Iglesias, i cili u bë europiani që ka shitur më shumë disqe në historinë e muzikës, edhe pse deri në moshën 19 vjeç ishte portieri i Real Madrid.

Sigurisht që nuk ishte shumë e vështirë për Baljic që të kishte më shumë sukses në muzikë sesa në futboll, sepse ai konsiderohet si një nga blerjet më të dështuara të historisë së Real Madrid, në kohën kur trajner ishte Toshack, por që u largua nga Del Bosque, edhe pse figuron si fitues i Champions League 1999-2000, sepse luajti 79 minuta në atë sezon me “merengues”.

Kësisoj, nuk është gabim të thuhet se “disku i artë”, nëse do të fitohet nga Baljic, do të jetë më i merituar se trofeu i Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb