Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur pasditen e së enjtes nga paraburgimi i Magnezisë, por është kapur pas 4 orëve.

48-vjeçari ka qenë i dënuar për dhunë në familje. Vetëm të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata e Volos e shpalli sërish fajtor për dhunë fizike në familje, kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të tyre.

Mediat greke shkruajnë se pas marrjes së dënimit në korridorin e gjykatës, ai kërcënoi prokuroren duke i thënë se “Do të dërgoj ty në burg”.

(BalkanbWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb