MAQEDONI-BDI dhe PDSH deri në mesnatë nuk kanë dorëzuar propozimet për anëtarë të këshillave zgjedhore nëpër komisionet lokale, mëson INA.

VMRO-DPMNE është partia e vetme që ka dorëzuar propozimet, derisa për LSDM dihet se ajo që më parë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit. Me këtë vendim ka dështuar 5 qershori, pasi që përveç VMRO-DPMNE, asnjë parti tjetër nuk ka respektuar afatet e KSHZ për të dorëzuar listat për këshillat zgjedhore.

Me këtë dështon 5 qershori. BDI ka ndërruar qëndrim në ditët e fundit, pasi që kjo parti më parë kishte deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: