Në votimin e dytë të raundit të parë, ishin vetëm 79 vota në kutinë e votimit.

Po ashtu edhe në votimin e dytë, tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, nuk kanë marrë pjesë.

Kjo ka bërë që të shkohet në pushim 30 minuta për konsultim. Në votimin e parë duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim.

Tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, nuk kanë marrë pjesë në votim në rundin e parë, duke bërë që të jenë vetëm 78 vota.

Kështu, është përsëritur rundi i parë i votimit për president.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb