Vetëm një muaj ka zgjatur lidhja e prezantueses Elita Rudi dhe reperit nga Kosova Gjiko. Çifti u fotografua dy javë më parë në aeroportin e Stambollit, teksa ishin tranzit duke udhëtuar, të kapur dorë për dore dhe mjaft intim.

Ndonëse Elita refuzoi të fliste për këtë raport, fotot nuk linin shumë vend për dyshime se prezantuesja dhe reperi po shijonin një romancë. Por dashurisë së Elitës dhe Gjikos duket se i ka ardhur fundi shumë shpejt. Burime të “Bluetooth” rrëfejnë se çifti është ndarë, ndërsa theksojnë se marrëdhënia e tyre nuk ka zgjatur më shumë se sa 30 ditë. Nuk dihet arsyeja e vërtetë e ndarjes, pasi prezantuesja është e rezervuar në lidhje me jetën e saj private, por të njëjtën gjë nuk e ka bërë Gjiko, i cili në një deklaratë të fundit ka lënë të kuptohet se ai nuk dëshiron të impenjohet me një vajzë dhe që preferon të ketë shumë femra rreth vetes.

“Jo, unë nuk di asgjë. Të dielën kam qenë me mamin duke ngrënë pite. Jam single me femra plot”, ka thënë reperi, duke injoruar tërësisht Elita Rudin, të cilës vetëm pak javë më parë i kishte dhuruar një parfum me një mbishkrim ku e quante “molla e dritës së syve të mi”. Kjo është ndarja e dytë e Elitës në një kohë të shkurtër. Muajin e shkuar Rudi i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj gati një vjeçare me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj. Në këtë rast, fajtore ka qenë distanca mes të dyve. Sulmuesi nënshkroi një kontratë në Rusi dhe u largua, e për moderatoren ishte e pamundur që të mbahej një lidhje e tillë. Ndërsa për Gjikon shkak mendohet të ketë qenë mungesa e impenjimit të reperit.
(Bluetooth/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: