Pesë persona janë arrestuar nga policia Belge si të dyshuar për pritjen e një sasie prej 1.2 ton kokainë, e cila ishte sekuestruar nga policia holandeze në Roterdam. Të dyshuarit, mes tyre një shqiptar dhe një holandez, u arrestuan të martën në mbrëmje kur kontrolluan një kontejner në një magazinë në Oudebaan në Wilrijk, me shpresën për të gjetur drogë, konkretisht një ngarkese prej 1.2 ton kokainë. Por autoritetet doganore holandeze u treguan më të zgjuara se ata.

Doganat holandeze kapën konteinerin, i cili ishte shkarkuar në portin e Roterdamit dhe hoqën drogën. Hapësira e lirë u mbush me një lëndë false. Një shofer flamand e mori kontejnerin në Roterdam dhe e solli në Wilrijk, Belgjikë mbrëmjen e së martës. Pasi kontejneri ishte brenda, policia federale ndërhyri.

Zëdhënësi Kristof Aerts i prokurorit publik të Antwerp u shpreh: “Pesë të dyshuar janë arrestuar. Bëhet fjalë për meshkuj të moshës 28, 29, 40, 45 dhe 54 vjeç. Të pestë gjyqtari i ka dërguar në paraburgim.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb