TRANE– Seanca e radhës në Gjykatën e Lartë në ngarkim të deputetit Tom Doshi nuk është zhvilluar, pasi një nga anëtarët e trupit gjykues ka dhënë dorëheqjen. Deputeti Doshi ishte i pranishëm në seancë pavarësisht se ajo nuk është zhvilluar.

Gjyqtarja e Mirela Fana dha dorëheqjen disa ditë më parë, pasi nuk deklaroi pasurinë. Tom Doshi akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ së bashku me Durim Bamin dhe Mark Frrokun, ndërsa sot pritej të vendosej nëse çështja do trajtohej më vete, apo së bashku me të pandehurit e tjerë.

Doshi është thirrur si dëshmitar i prokurorisë në procesin ndaj Mark Frrokut i akuzuar për vrasje, fshehje të të ardhurave dhe ndërtim të paligjshëm. Prokuroria ka kërkuar disa herë dëshminë e deputetit Doshi për akuzën e ndërtimit të paligjshëm ndaj ish-deputetit Mark Frroku.

Tom Doshi dhe Mark Frroku janë të bashkëpandehur në një tjetër proces, ku akuzohen për inskenimin e një tentative vrasjeje ndaj deputetëve Mhill Fufi dhe vetë Tom Doshit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: