TIRANË- Ne Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dështuar një tjetër seancë për 9 të akuzuarit si xhihadistë që rekrutimin e mbi 70 personave me qëllim që ti dërgonin në luftë për xhihad në Siri.

Shkak i shtyrjes së gjyqit të sotëm u bë moslejimi i familjarëve dhe të afërmve të të akuzuarve të marrin pjesë në seancë për shkak të bluzave që kishin veshur.

Të pandehurit kanë deklaruar se nuk do të dilnin para gjyqit nëse nuk iu lejohen familjarët. Por gjykata tha se nuk i “penguam ne familjarët e të panderhurve, por policia.

Ndërkohë që mësohet se familjarët e xhihadistëve mbanin të veshura bluza të zeza ndërsa me gërma kapitale në to shkruhej “Jam krenar që jam mysliman”.

Avokati i njërit nga të pandehurit u shpreh se sjellja e gjykatës është absurde dhe antiligjore.
Sakaq avokati cilësoi si antiligjore edhe masën e marrë nga gjykata për heqjen e rripit të pantallonave si dhe marrjen e fotokopjes së kartës së identitetit, të publikut që ndjek këtë gjyq.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 19 maj.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: