Ka dështuar sërish përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçit me Emiljano Shullazin dhe grupin me të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se shkak është bërë mungesa e gjyqtares së çështjes Etleva Dedës, e cila prej disa kohësh ndodhet në spital pas problemeve shëndetësore. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 27 janar në orën 08:30.

Kujtojmë se Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri, Indrit Rusi dhe Indrit Taullau  pritej të përballeshin me Luftar Reçin, edhe ky i arrestuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb