Ilaçi remdesivir i përdorur kundër koronavirusit ka dështuar që ta kalojë testin e parë klinik.

Pritjet ishin të mëdha se mund të funksiononte për trajtimin e sëmundjes COVID-19, por një testim kinez tregoi se ilaçi nuk është aq i suksesshëm, raporton Koha.

Kjo është bërë e ditur përmes disa dokumenteve të publikuara aksidentalisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në këto dokumente thuhej se pas përdorimit të remdesivirit, gjendja e pacientëve nuk është përmirësuar dhe as nuk është zbehur prania e patogjenit në qarkullimin e gjakut.

Kompania “Gilead” që prodhon këtë ilaç ka njoftuar se dokumentet kishin pasaktësi të shumta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: