Dështuan për të transferuar Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, por Real Madrid as që ka ndërmend të dorëzohet, Florentino Perez mbetet në kërkim të një sulmuesi.

Sipas Daily Star, kampionët e freskët të Champions League janë vënë në ndjekje Heung-Min Son. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, Real Madrid nuk e ka përpiluar ende një ofertë konkrete për sulmuesin e Tottenham por e kanë vendosur në listën e dëshirave, madje si një prioritet në këtë merkato vere.

Son
Son

Son vijon të shkëlqejë me fanellën e “gjelave”, një lojtar me një rendiment fantastik, çka e bën me të lehtë vendimin e Real Madrid për tu paraqitur në dyert e Tottenham me një ofertë zyrtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb