Në javët e fundit, Paulo Maldini kishte vendosur kontakte të shpeshta me drejtuesit e Empolit, ku temë diskutimi ka qenë Nedim Bajrami. Fantazisti kuqezi po zhvillon një sezon të shkëlqyer, 6 gola në 21 ndeshje.

Tentativa për ta afruar në janar dështoi në fund pasi drejtuesit e Empolit nuk dëshironin të hiqnin dorë nga talenti i tyre në këtë sesion të merkatos.

Nedimi
Nedimi

Ky fakt nuk e dëshpëron Maldinin, drejtori sportiv i Milan, vijon kontaktet me drejtuesit e Empolit për të rezervuar yllin shqiptar.

Maldani dhe trajneri Pioli shohin tek Bajrami trekuartistin e duhur për të ardhmen ndërsa janë të gatshëm të investojnë 12 milionë euro, kaq është çmimi i fiksuar nga Empoli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb