Të konkurosh Juven në Serie A duket e pamundur, por Napoli nuk ka ndërmend të dorëzohet. De Laurentis duket i fiksuar pas titullit kampion, në funksion të këtij qëllimi në ishull pritet një verë e nxehtë, një revolucion i cili ka nisur të marrë formë, pasi i larguar i parë është as më shumë e as më pak por kapiteni Hamshik.

Sipas “Il Mattino”, të njëjtin fat pritet të këtë në verë edhe Mertens me belgun i cili po joshet gjithnjë e më shumë nga milionat e kinezëve. Në listën e lojtarëve që priten të largohet janë edhe Allen e Hysaj. I gjithë projekti rrotullohet rreth idesë së C.Ancelottit, me italianin i cili kërkon disa ndryshime në verë për të rivalizuar “Zonjën e Vjetër”.

Napoli Revolucion
Napoli Revolucion

Është e qartë që Hysaj nuk shihet si titullarë në sytë e Ancelottit, pavarësisht se në ndeshjet e fundit i ka besuar disa minuta. Në krahun e djathtë të mbrojtjes Malkiut mbetet preferencë e parë, në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim. Hysaj ka një klauzolë largimi prej 50 milionë euro, një kusht në kontratën e shkodranit që u bë pengesë edhe gjatë kësaj merkatoje. Palët mund të arrijnë në një kompromis në këtë pikë pasi është e vështirë të mendosh që Hysaj do të vijojë të pranojë stolin edhe sezonin e ardhshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb