Hiti “Despacito”, e kënduar nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka thyer çdo rekord. Deri më tani kënga ka arritur gati 6 miliardë klikimeve në YouTube që nga publikimi i saj në janar të vitit 2017, duke u bërë videoja më e klikuar ndonjëherë në historinë e këtij kanali. Gjithashtu kënga ka edhe shtatë rekorde botërore të Guinness në një afat kohor prej një viti e gjysmë:

1- Kënga që qëndroi më shumë javë në top listën Latine të Billboard. 2 Videoja muzikore më e shikuar online. 3- Videoja muzikore më e pëlqyer online. 4-Videoja muzikore më e shikuar në YouTube. 5- Kënga më e dëgjuar në botë. 6- Videoja e parë në YouTube që ka arritur 5 miliard shikime. 7- Videoja më e shikuar online.

Pas këtij suksesi Luis Fonsi ka nxjerrë këngën e re, “Sola” vetëm një javë më parë. Ndërsa më 1 shkurt këngëtari i njohur portorikan ka nxjerr në treg albumin e tij, “Vida” pjesë e të cilit është dhe kënga “Sola”. “Sola” edhe pse ka vetëm një javë që ka dalë në Youtube ka mbi 17 milionë klikime.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb